​Kosova rrëmben tri medalje në Turneun Ndërkombëtar të Boksit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Kosova rrëmben tri medalje në Turneun Ndërkombëtar të Boksit
boks
22/05/2026 - 15:16
Linku u kopjua

Përfaqësuesja e Kosovësn në boks ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Grand Prix”, i cili u mbajt në Zagreb të Kroacisë nga 18 deri më 21 maj 2026, duke fituar një medalje të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Në finalen e zhvilluar më 21 maj, Kosova u përfaqësua me dy boksierë. Bashkim Bajoku, në kategorinë deri në 55 kilogramë, triumfoi ndaj boksierit italian Attrativo, duke siguruar vendin e parë dhe medaljen e artë.

Zenel Hasani, në kategorinë deri në 65 kilogramë, zhvilloi një duel të fortë kundër boksierit kroat Tomislav Siprak, por në fund u rendit në vendin e dytë, duke fituar medaljen e argjendtë.

Ndërkaq, Taulant Jakupi fitoi medaljen e bronztë, derisa trajneri i kombëtares, Shefki Bogujevci, u shpreh i kënaqur me paraqitjet dhe nivelin e treguar nga boksierët kosovarë gjatë gjithë turneut, veçanërisht në ndeshjet finale.

Drejtësinë në këtë turne e ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar kosovar Latif Demolli. Ky rezultat paraqet një tjetër sukses për boksin kosovar në arenën ndërkombëtare.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026