Klubi turk nis lëvizjet për transferimin e Zhegrovës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Klubi turk nis lëvizjet për transferimin e Zhegrovës
E ardhmja e futbollistit të Kosovës, Edon Zhegrova, te Juventusi mund të marrë fund pas vetëm një sezoni, pasi interesimi për të nga Turqia po rritet.
Sipas raportimeve të mediave italiane, Trabzonspor ka nisur kontaktet e para eksploruese për transferimin e anësorit kosovar. Klubi turk dëshiron ta sjellë 27-vjeçarin në Superligën turke dhe po shqyrton mundësinë e hapjes së negociatave konkrete gjatë afatit kalimtar veror.
Zhegrova iu bashkua Juventusit verën e kaluar nga Lille OSC, por sezoni i tij u shoqërua me probleme fizike dhe mungesë minutash. Mediat italiane raportojnë se ai nuk arriti të bindë plotësisht stafin teknik dhe mund të jetë një nga lojtarët që do të largohen gjatë verës.
Sipas të njëjtave burime, edhe Juventusi do ta konsideronte një shitje të mundshme, pasi synon të krijojë hapësirë financiare për afrimet e reja në merkato. Interesimi i Trabzonsporit mund të shndërrohet në negociata konkrete në javët e ardhshme.
KosovaPress