​Kickboksierët kosovarë shkëlqejnë në Kupën Botërore të WAKO-s
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Kickboksierët kosovarë shkëlqejnë në Kupën Botërore të WAKO-s
Kickbox
18/05/2026 - 09:45
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në kickboks ka arritur sukses t sukses të jashtëzakonshëm në turneun ndërkombëtar “Turkish WAKO World Cup”, ku morën pjesë afro 3 mijë garues nga 43 shtete të botës.

Për suksesin e tyre ka shkruar edhe ministri në detyrë i Sportit dhe Rinsië, Blerim Gashani i cili vlerësoi paraqitjen e sportistëve kosovarë, duke theksuar se ata dëshmuan talent, disiplinë dhe potencial për konkurrim në arenën ndërkombëtare.

Ai veçoi kampionin Art Dulaj, i cili fitoi medaljen e artë në kategorinë Full Contact pas tri fitoreve me nokaut, si dhe përgëzoi Artor Mehmeti dhe Nart Mehmeti për medaljet e bronzta të fituara deri në fazën gjysmëfinale.

Gashani shprehu mirënjohje edhe për gjyqtarin ndërkombëtar Albin Musa për përfaqësimin profesional të Kosovës në këtë kompeticion, duke shtuar se institucionet do të vazhdojnë mbështetjen për sportistët në rrugën drejt sukseseve ndërkombëtare.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026