​Flick firmos kontratë të re me Barcelonën
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Flick firmos kontratë të re me Barcelonën
Flick
18/05/2026 - 15:25
Linku u kopjua

Trajneri gjerman Hansi Flick ka vazhduar kontratën me Barcelonën deri më 30 qershor 2028, me opsion edhe për një sezon shtesë, ka njoftuar klubi katalanas.

Kontrata e re u firmos të hënën në zyrat e klubit në prani të drejtuesve të Barcelonës, përfshirë presidentin Joan Laporta dhe drejtorin sportiv Deco.

Barcelona e vlerësoi Flickun si arkitekt të rikthimit të skuadrës në elitën evropiane dhe dominimit në futbollin spanjoll. Sipas klubit, trajneri gjerman ka fituar pesë trofe nga tetë të mundshëm në dy sezonet e tij në krye të ekipit, përfshirë dy tituj kampioni në La Liga, dy Superkupa të Spanjës dhe një Kupë të Mbretit.

Klubi gjithashtu theksoi besimin që Flick ka treguar ndaj lojtarëve të akademisë “La Masia”, me 13 futbollistë të rinj që kanë debutuar nën drejtimin e tij. Barcelona shtoi se kombinimi i talenteve të reja me përvojën ka qenë një nga çelësat kryesorë të suksesit të skuadrës në sezonet e fundit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026