Gjithçka gati për festën e madhe të Dritës për titullin kampion
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gjithçka gati për festën e madhe të Dritës për titullin kampion
New Project (60)
24/05/2026 - 15:15
Linku u kopjua

Në sheshin para Teatrit të Qytetit të Gjilanit, skena gjigante tashmë ka marrë formë.

E qetë, pothuajse e “fjetur”, ajo pret momentin kur dritat të ndizen, muzika të shpërthejë dhe mijëra tifozë ta kthejnë këtë natë në një festë historike për titullin e pestë kampion të FC Drita.

Atmosfera pritet të ndizet në ndeshjen e fundit të sezonit, ku Drita sonte zbret në fushë përballë rivalit lokal SC Gjilani, në një takim që pritet të jetë plot emocione, krenari dhe festë.

Programi artistik dhe festa zyrtare do të nisin sonte nga ora 21:00, ndërsa janë planifikuar shumë befasi për tifozët dhe qytetin që jeton me futbollin.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026