​FIFA shkruan për kampanjën mbresëlënëse të Kosovës
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​FIFA shkruan për kampanjën mbresëlënëse të Kosovës
Kosova-FIFA
03/04/2026 - 17:32
Linku u kopjua

Së fundmi në një postim FIFA ka vlerësuar progresin e jashtëzakonshëm të Kombëtares së Kosovës, në arenën ndërkombëtare.

Në postimin e saj zyrtar në Instagram, FIFA thekson se Kosova vazhdon të ngjitet, duke arritur renditjen më të lartë në historinë e saj në klasifikimin botëror. Sipas të dhënave, Kosova është ngjitur në vendin e 78-të, një arritje që konfirmon rritjen e vazhdueshme të ekipit.

Rrugëtimi i Kosovës në futbollin ndërkombëtar ka qenë mbresëlënës. Vetëm në vitin 2016, kur u përfshi për herë të parë në renditjen e FIFA-s, ajo renditej në vendin e 190-të. Që nga ajo kohë, “Dardanët” kanë shënuar progres të dukshëm, duke u bërë një ekip konkurrues në nivel evropian.

FIFA gjithashtu thekson se, pavarësisht se Kosova ishte shumë pranë kualifikimit në një kompeticion madhor, skuadra ka treguar rritje të qëndrueshme dhe potencial të madh për të ardhmen.

Ndër të tjerash FIFA tregon për kampanjën mbresëlënëse të “Dardanëve”, në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, se si i ndihmoi të arrinin këtë renditje, derisa në fund shkruan për humbjen ndaj Turqisë.

“Kampanja mbresëlënëse e Kosovës në kualifikueset e Kupës së Botës i ndihmoi ata të arrinin këtë renditje, duke përfunduar e dyta në grupin e tyre dhe duke mposhtur Sllovakinë në gjysmëfinalen e Play-Off-it Evropian, përpara se të humbnin ndaj Turqisë në finalen” – shkroi FIFA.

Ky vlerësim nga FIFA konsiderohet një tjetër dëshmi e zhvillimit të futbollit kosovar dhe e punës së bërë ndër vite nga lojtarët dhe stafi teknik.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026