Ngjarja më e madhe sportive, Kupa e Botës e cila do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, do të ketë dhjetëra yje që do të bëjnë lojë të bukur, por do të ketë edhe të tjerë, mungesa e të cilëve do të ndihet nga tifozët.
Këtu janë disa nga futbollistët më të shquar, të cilët do të humbasin Kupën e Botës 2026.
- Rodrygo (Brazil): Sulmuesi i Real Madridit pësoi gjithashtu një këputje të ligamentit të kryqëzuar, si dhe një dëmtim të meniskut të jashtëm në gjurin e djathtë në fillim të marsit.
- Eder Militao (Brazil): Mbrojtësi i Real Madridit, pasi kapërceu dy këputje të mëparshme të ligamentit të kryqëzuar, iu desh t’i nënshtrohej përsëri një ndërhyrjeje kirurgjikale, këtë herë për një këputje të tendinit të bicepsit femoris të majtë.- Fermin Lopez (Spanja): Mesfushori i Barçës, i cili ishte në garë për një vend titullar në Kupën e Botës, theu metatarsalin e pestë në këmbën e djathtë në ditën e fundit të La Ligës.
- Hugo Ekitike (Franca): Sulmuesi i Liverpoolit këputi tendinin e Akilit me një lëvizje brenda zonës gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve kundër PSG në prill.
- Matthijs De Ligt (Holandë): Qendërmbrojtësi i Manchester United, i cili nuk kishte luajtur që nga nëntori, iu nënshtrua një operacioni në shpinë më 15 maj.
Kupa e Botës FIFA 2026 do të zhvillohet për herë të parë në tre vende Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.
KosovaPress