Aston Villa fitoi Europa Ligën me një fitore 3-0 ndaj Freiburg, duke i sjellë Birmingham trofeun e parë të madh që nga Kupa EFL në vitin 1996 dhe titullin e ligës në vitin 1981, dhe duke e fuqizuar më tej Unai Emery si trajnerin më të suksesshëm në historinë e Europa Ligës, me tre tituj radhazi të fituar me Seviljen, një me Villarealin dhe tani të parin me Aston Villën.
Spanjolli 54-vjeçar iu bashkua Aston Villas në nëntor 2022, duke mbajtur një raport fitoresh me mbi 100 fitore, ai është trajneri i tretë në historinë e Villas që arrin kaq shumë fitore me klubin, pas Ron Saunders dhe Joe Mercer. Emery ka një kontratë deri në vitin 2029, të nënshkruar në vitin 2024 kur udhëhoqi Aston Villan drejt Ligës së Kampionëve të parë që nga viti 1982.
“Ai ka fituar më shumë trofe dhe më shumë përvojë. Mikel është në fillim të udhëtimit të tij dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme këtë vit. Por Unai është në një kategori me më të mirët e më të mirëve” – ka thënë eksperti i TNT Sport dhe ish-mesfushori Oëen Hargreaves.
Titulli i Europa League siguron kualifikimin e Aston Villa-s në Ligën e Kampionëve për herë të dytë në tre vjet, sezonin e kaluar, ata arritën në çerekfinale dhe u mposhtën 5-4 në total nga Paris Saint-Germain, ish-klubi i Emery-t, dhe një vit më parë arritën në gjysmëfinalet e Ligës së Konferencës.KosovaPress