​Drenica merr frymë, Uka vlerësohet me çmimin e javës në Superligë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Drenica merr frymë, Uka vlerësohet me çmimin e javës në Superligë
Uka
14/04/2026 - 14:01
Linku u kopjua

Federata e Futbollit e Kosovës, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës” për xhiron e 28-të të elitës së futbollit kosovar, i cili këtë herë i ka takuar futbollistit të FC Drenicës, Kreshnik Uka.

Uka u vlerësua me këtë çmim pas paraqitjes së tij vendimtare në ndeshjen ndaj KF Llapit, ku realizoi golin e vetëm të takimit për fitoren 0:1, duke i siguruar skuadrës drenicare tre pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë. Ky është çmimi i dytë për të gjatë këtij edicioni, ndërsa vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pas pranimit të çmimit, Uka u shpreh i kënaqur për vlerësimin, duke theksuar rëndësinë e fitores ndaj një rivali direkt. Ai deklaroi se skuadra tashmë ka barazuar pikët me Llapin dhe Ferizajn dhe se beson në mbijetesë, duke shtuar se atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe se zërat për borxhe ndaj lojtarëve nuk janë të vërteta. Uka theksoi se në çdo ndeshje synon të japë maksimumin dhe se golat e tij janë në funksion të ekipit, duke u shprehur i bindur se në ndeshjet e mbetura do të kontribuojë që Drenica të mbetet në Superligë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026