​Drejtori i Atleticos zyrtarizon “luftën” me Barcelonën: Po gënjejnë, Alvarez nuk preket
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Drejtori i Atleticos zyrtarizon “luftën” me Barcelonën: Po gënjejnë, Alvarez nuk preket
Alvarezzzzz
24/06/2026 - 11:31
Linku u kopjua

Drejtori i Atleticos zyrtarizon “luftën” me Barcelonën: Po gënjejnë, Alvarez nuk preket

Drejtori ekzekutiv i Atlético Madridit, Miguel Ángel Gil Marín, ka dalë me akuza të forta ndaj Barcelonës lidhur me situatën e sulmuesit Julián Álvarez, duke thënë se klubi katalanas po përpiqet të nënvlerësojë Atlético-n dhe po vepron në mënyrë të padrejtë në tregun e transferimeve.

“Barcelona nuk na respekton dhe mendojnë se mund të na nënvlerësojnë. Ndjej shumë trishtim për deklaratat e Julit. Ata mendojnë se jemi të dobët ose të pamend. Por ajo që po tregojnë është një mënyrë veprimi që i përkufizon ata”, u shpreh ai.

Më tej ai kritikoi edhe kohën e deklaratave të Álvarez: “Nuk ishte dita e duhur për të bërë ato deklarata, ishte dita e Messit dhe e kombëtares argjentinase, jo vetëm e Julianit. Vitin e kaluar, Barcelona bëri diçka shumë të ngjashme me Nico Ëilliams dhe Athletic Bilbao, mund ta kujtoni”.

Sa i përket të ardhmes së lojtarit, Gil Marín ishte i prerë: “Julian ka një ëndërr, edhe ne te Atlético kemi ëndrra. Është e vërtetë që ai ka folur me ne, por është po ashtu e vërtetë që e njeh mirë qëndrimin tonë, kemi qenë shumë të qartë: Atlético nuk dëshiron ta shesë”.

Ai akuzoi drejtpërdrejt Barcelonën për mënyrën e veprimit në merkato: “Barcelona po gënjen të gjithë duke u përpjekur t’i bindë të gjithë se mund të realizojë një marrëveshje që në realitet nuk ka aftësinë ta kryejë”.

Në fund, ai paralajmëroi edhe masa zyrtare: “Kjo nuk është hera e parë që Barcelona vepron kështu, e gjithë bota e futbollit e di. Detyra jonë është të mbrojmë interesat e Atlético-s, prandaj do të paraqesim ankesë në FIFA”.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026