Starton Liga e Sporteve Universitare
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Starton Liga e Sporteve Universitare
liga universitare
20/04/2026 - 16:25
Linku u kopjua

Sot në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportiv është hapur zyrtarisht Liga Universitare e Sporteve, një iniciativë që bashkon studentët përmes aktiviteteve të ndryshme garuese.

Gjatë ceremonisë hapëse, dekani Florian Miftari dhe Sekretari i Përgjithshëm i ligës, Fidan Hamiti, vlerësuan lart interesimin dhe pjesëmarrjen masive në këtë edicion. Ky projekt synon të promovojë jetën aktive dhe socializimin përmes sporteve tradicionale dhe atyre inovative.

Garat e sivjetshme përfshijnë një gamë të gjerë disiplinash si futsalli, ping pongu, shahu, beach volleyball dhe basketbolli 3x3, ndërsa risi e këtij viti është përfshirja e sportit të padelit.

Menjëherë pas ceremonisë, kanë nisur ndeshjet e basketbollit 3x3, ku fillimisht u ballafaquan ekipet e djemve dhe më pas ato të femrave, duke i dhënë një nisje dinamike këtij sezoni sportiv universitar.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026