Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e Elliot Anderson nga Nottingham Forest për shifrën marramendëse prej 116 milionë funte / 154 milionë dollarë.
Klubi konfirmoi të enjten se mesfushori anglez ka firmosur kontratë 5-vjeçare në Etihad, me opsion edhe për një vit tjetër.
Anderson, 23 vjeç, tha se është "mbi hënë" që po bashkohet me "një nga klubet më të mëdha në botë":
"Është një klub i ndërtuar për të fituar trofe dhe për të garuar në majë. Janë fitues, janë të pamëshirshëm dhe kjo është lloj skuadre ku dua të jem pjesë. Në 10-12 vitet e fundit, ata kanë dominuar.""Është një nga derbit më të mëdhenj në botë dhe për aq kohë sa e njoh Manchesterin, City kanë qenë mbretërit e Manchesterit. Mezi pres të jem pjesë e diçkaje të tillë."
Derbi i parë ndaj Manchester United është më 13 shtator në Old Trafford.
Transferimi vjen vetëm pak ditë pasi shoku i tij te Anglia, Morgan Rogers, u bashkua me Chelsean nga Aston Villa për 117 milionë funte, duke thyer rekordin britanik.