“Dardanet” gati për sfidën e radhës sot kundër Gjibraltarit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
“Dardanet” gati për sfidën e radhës sot kundër Gjibraltarit
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave do të zbres në fushë për përballjen ndaj Gjibraltarit në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.
Nën drejtimin e përzgjedhësit Sami Sermaxhaj, Kosova synon ta mbyllë me sukses këtë cikël ndeshjesh në grup, ku objektivi kryesor mbetet performanca e mirë dhe ruajtja e ritmit pozitiv pas përballjeve të fundit.
Ndërkohë, Kombëtarja e Kosovës u mposht me rezultat të ngushtë 1-0 nga Kroacia më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Humbja ka bërë që “Dardanet” ta lëshojnë kreun e Grupit C2, megjithëse fitorja në këtë takim, do ti mbante në pozicion të favorshëm për të siguruar një vend në play off-in e Kupës së Botës 2027.
Përballja ndaj Gjibraltarit konsiderohet një mundësi e mirë për Kosovën që të tregojë epërsinë në cilësi dhe të përforcojë pozitat në grup, duke pasur parasysh se ekipi ka shfaqur organizim të mirë dhe përkushtim të lartë gjatë përgatitjeve.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Europa Point” në Gjibraltar, me fillim nga ora 19:00.
KosovaPress