Trajneri i Sunderlandit vlerëson lart Xhakën: Ka gjithçka për t’u bërë trajner
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Trajneri i Sunderlandit vlerëson lart Xhakën: Ka gjithçka për t’u bërë trajner
Granit Xhaka ka marrë vlerësime të mëdha nga tekniku i klubit anglez, Regis Le Bris, i cili beson se mesfushori zviceran ka potencialin për t’u bërë trajner pas përfundimit të karrierës si futbollist.
Le Bris zbuloi se bisedon shpesh me Xhakën për menaxhimin dhe drejtimin e skuadrave, madje i rekomandon libra dhe materiale për të lexuar. Megjithatë, sipas trajnerit, 33-vjeçari dëshiron të vazhdojë të luajë në nivel të lartë edhe për disa vite.
Tekniku francez vlerësoi gjithashtu cilësitë e Xhakës në fushë, duke theksuar aftësinë e tij për të kontrolluar ritmin e lojës, për të lidhur repartet dhe për të ushtruar ndikim si lider dhe kapiten.
“Ai prek 60, 70, 80 apo edhe 90 topa në një ndeshje. Gjithmonë merr vendimin e duhur dhe është një lojtar i rrallë”, u shpreh Le Bris.
Xhaka mbetet një nga mesfushorët më me përvojë në futbollin evropian, ndërsa vlerësimet e trajnerit të tij vetëm sa forcojnë reputacionin e tij si lider brenda dhe jashtë fushës.
KosovaPress