​City tregon fuqinë kundrejt Realit për Haaland: S’ka shans të ndodh
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​City tregon fuqinë kundrejt Realit për Haaland: S’ka shans të ndodh
Haaland
04/06/2026 - 15:55
Linku u kopjua

Manchester City ka mohuar kategorikisht raportimet e fundit nga Spanja që lidhnin sulmuesin Erling Haaland me një transferim të mundshëm te Real Madridi, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Reagimi i klubit anglez vjen pasi edhe përfaqësuesit e Haalandit kundërshtuan deklaratat e avokatit spanjoll Enrique Riquelme, i cili kishte pretenduar se ekzistonte mundësia e një kalimi të norvegjezit në Santiago Bernabeu.

Në një deklaratë zyrtare, Manchester City theksoi se nuk ekziston asnjë mundësi që një transferim i tillë të ndodhë dhe se nuk ka asnjë klauzolë kontraktuale që do ta lejonte largimin e sulmuesit drejt Real Madridit.

“Raportimet që kanë dalë nga Spanja në lidhje me të ardhmen e Erling Haaland janë të pavërteta. Nuk ka asnjë shans që kjo të ndodhë dhe nuk ekziston asnjë klauzolë kontraktuale që e mundëson një gjë të tillë”, thuhet në reagimin e klubit.

Kampioni i Anglisë gjithashtu bëri të ditur se po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve ligjore për përdorimin e imazhit të lojtarit në këtë kontekst.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026