Chelsea po monitoron me kujdes situatën e Enzo Fernandezit, ndërsa spekulimet për një largim të mundshëm të mesfushorit argjentinas vazhdojnë të jenë të pranishme gjatë afatit kalimtar të verës.
Drejtuesit e klubit londinez nuk janë duke kërkuar ta shesin 25-vjeçarin, por mbeten të kujdesshëm për shkak të interesimit që ka ekzistuar nga klubet spanjolle.
Ndërkohë, në garë për mesfushorin ka hyrë edhe Atletico Madridi, i cili shihet si një destinacion i mundshëm nëse Fernandez vendos të kërkojë largimin nga “Stamford Bridge”.
Pavarësisht kësaj, Chelsea ka filluar të analizojë alternativa për repartin e mesfushës. Në listën e lojtarëve të monitoruar janë Alex Scott i Bournemouthit, Adam Wharton i Crystal Palace dhe Manu Kone i Romës, për të cilin interesim kanë shfaqur edhe Arsenali dhe Manchester Unitedi.Përveç situatës së Fernandezit, Chelsea pret interesim edhe për dy sulmuesit Pedro Neto dhe Jamie Gittens.
Drejtuesit e klubit do të shqyrtojnë çdo ofertë që mund të mbërrijë, ndërsa vendimet për largime të tjera do të varen nga zhvillimet e afatit kalimtar.