​Brazil – Japoni, Ancelotti: Duhet të jemi të përgatitur për çdo skenar
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Brazil – Japoni, Ancelotti: Duhet të jemi të përgatitur për çdo skenar
Ancelotti
29/06/2026 - 09:28
Linku u kopjua

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka kërkuar përqendrim maksimal nga futbollistët e tij në prag të përballjes me Japoninë në fazën e 1/16 së finales së Kupës së Botës 2026, duke theksuar se ndeshjet me eliminim direkt kërkojnë përgatitje për çdo situatë të mundshme.

Tekniku italian bëri të ditur se nuk planifikon ndryshime të mëdha në formacion krahasuar me ndeshjen e fundit, duke shtuar se skuadra duhet të jetë e gatshme edhe për kohën shtesë apo ekzekutimin e penalltive. “Duhet të jemi të përgatitur për gjithçka”, deklaroi Ancelotti, duke vlerësuar përvojën dhe cilësinë e futbollistëve të tij për sfida të tilla. Ai konfirmoi gjithashtu se Neymar është në gjendje më të mirë fizike dhe mund të ketë më shumë minuta në fushë, varësisht nga zhvillimi i takimit.

Në konferencën për shtyp, Ancelotti vlerësoi edhe Japoninë si një kundërshtar të organizuar dhe konkurrues, ndërsa mbrojtësi Marquinhos theksoi se në futbollin modern nuk ka më favoritë absolutë dhe se çdo ndeshje në fazën me eliminim direkt duhet trajtuar me seriozitet maksimal.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026