​Beqiri: Kosova po përparon nga viti në vit, fokusi duhet të jetë tek rinia
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Beqiri: Kosova po përparon nga viti në vit, fokusi duhet të jetë tek rinia
ardian beqiri
14/06/2026 - 17:45
Linku u kopjua

Pas përfundimit të turneut evropian të ragbit “Rugby Europe Sevens Conference 2”, kapiteni i Kosovës, Ardian Beqiri, vlerësoi paraqitjen e ekipit dhe theksoi progresin e vazhdueshëm që kombëtarja po shënon në arenën ndërkombëtare.

Beqiri theksoi se kjo ishte hera e katërt që Kosova merr pjesë në një turne shtatëshe të Ligës Evropiane dhe se po tregon ngritje të vazhdueshme në performancë.

“Kemi, është kjo hera e katërt që jemi duke marrë pjesë me një me një turne shtatëshe në Ligën Evropiane. Edhe secilën herë ngrihet performanca, kemi kemi parë shumë skena të mira edhe duam me me me vazhduar nga kjo pozitë, me dalë secilin vit më mirë e më mirë”, deklaroi Beqiri.

Kapiteni kosovar theksoi gjithashtu rëndësinë e investimit te gjeneratat e reja, duke e konsideruar rininë si çelësin e suksesit të ardhshëm të ragbit në Kosovë.

“Fokusi duhet me qenë te rinia. Këta të rinj i kanë do do shanse të mira, kemi shumë talente të mira nëpër Kosovë, tani u mbetet këtyre, duhet me ua dhënë shansin për me na përfaqësuar ne në të ardhmen”, u shpreh ai.

Sipas Beqirit, përvoja e fituar në garat evropiane dhe përfshirja e talenteve të reja do të ndihmojnë që Kosova të vazhdojë ngritjen e saj në ragbin ndërkombëtar, me synimin që çdo vit të arrijë rezultate edhe më të mira.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026