Kosova luan sot miqësoren kundër Çekisë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova luan sot miqësoren kundër Çekisë
New Project - 2026-05-31T124029.112
31/05/2026 - 14:43
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvillojë sot një ndeshje të rëndësishme miqësore kundër Çekisë, e cila do të luhet në stadiumin "EPET Arena" në Pragë, duke filluar nga ora 16:00.

Përzgjedhësi Franco Foda ka udhëhequr seancën e fundit stërvitore zyrtare me futbollistët, të cilët kanë punuar me përkushtim maksimal dhe në një atmosferë mjaft pozitive për t'i dhënë dorën e fundit përgatitjeve taktike.

Kjo përballje shërben si një test mjaft i mirë për "Dardanët" për të matur forcën ndaj një kundërshtari cilësor.

Gjithçka është gati në Pragë, ndërsa "Dardanët" zbresin në fushë me synimin për të treguar një lojë të mirë dhe për të nxjerrë një rezultat pozitiv.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026