Botërori 2026 vendos rekord të ri shënimi të golave
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Botërori 2026 vendos rekord të ri shënimi të golave
fifa world cup
26/06/2026 - 11:08
Linku u kopjua

Kupa e Botës 2026 ka vendosur një rekord të ri shënimi, duke tejkaluar numrin e golave të edicionit të mëparshëm para së të fillonte faza eliminatore.

Botërori i bashkëorganizuar nga SHBA-të, Meksika dhe Kanadaja, pas 60 ndeshjeve ka prodhuar 176 gola, duke lënë pas 172 gola të shënuar në të gjitha 64 ndeshjet e Kupës së Botës 2022 në Katar.

Rekordi u thye gjashtë ndeshjes së fundit të skuadrës së tij në fazën e grupeve kundër Turqisë, kur mbrojtësi i SHBA-së, Auston Trusty, shënoi golin e 173-të.

Kjo rritje e golave rezulton kryesisht nga formati i zgjeruar me 48 ekipe, i cili e rriti numrin e ndeshjeve nga 64 në 104, duke i dhënë turneut shumë më tepër mundësi për të rishkruar rekordet e shënimit të golave.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026