Mesfushori i Anglisë, Jordan Henderson, ka pësuar një lëndim të rëndë në krah pas fitores dramatike 322 ndaj Meksikës në Botëror, duke thyer radiusin e dorës së majtë pas një aksidenti gjatë festimeve me tifozët.
Anglia siguroi kualifikimin në çerekfinale falë dy golave të Jude Bellingham dhe një penalltie të realizuar nga Harry Kane, por festa u zbeh nga lëndimi i Hendersonit.
Babai i futbollistit, Brian Henderson, deklaroi se dëmtimi është shumë serioz, por theksoi se djali i tij do të mbetet me përfaqësuesen angleze deri në përfundim të turneut.
“Në fillim mendova vetëm se ishte rrëzuar dhe ndoshta kishte gërvishtur kyçin e dorës. Nuk e kisha idenë se ishte aq serioze derisa po shikoja intervistën e Harry Kane dhe pashë Jordanin duke kaluar me barelë. E pashë me oksigjen dhe pajisje mjekësore. Menjëherë kontaktova me ndihmësen e tij për të mësuar se çfarë kishte ndodhur. Kam qëndruar zgjuar gjithë natën duke pritur lajme. Tani është vetëm çështje kohe”, tha Henderson.“Është parakrahu i majtë, ia ka copëtuar plotësisht. Do të mbajë gips dhe më pas gjithçka do të varet nga ajo që do të thonë specialistët. Ai nuk do t’i lërë bashkëlojtarët e tij. Do të qëndrojë me ekipin deri në fund të turneut”, u shpreh Henderson.
Në reagimin e tij të parë pas aksidentit, Jordan Henderson falënderoi tifozët për mbështetjen dhe lavdëroi paraqitjen e Anglisë.
“Hendo është mirë. Sot është në gjendje më të mirë sesa ishte dje. Ishte një moment i frikshëm për të, familjen e tij dhe për të gjithë ne, por jemi të lumtur që tashmë është në rrugën e rikuperimit të shpejtë”, deklaroi Guehi.
KosovaPress