Zyrtarë në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës kanë shprehur pakënaqësi ndaj menaxhmentit të këtij institucioni. Shkak për këtë, siç thonë ata, është bërë vendimi për largimin e tyre nga zyra ku kanë ushtruar veprimtarinë dhe keqpërdorimet që të njëjtit dyshojnë se janë bërë në kontratat për blerjen e disa pajisjeve. Ata potencojnë se pajisjet që gjenden në SHGJK, në vlerë rreth 3 milionë euro nuk përdoren.
Zyrtari i lartë për Gjeokimi në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, Epir Qeriqi thotë se do ta denoncojnë menaxhmentin, në të cilin përfshihen ushtruesi i detyrës së drejtorit, Luan Morina, drejtori i departamentit, Ismet Shala dhe sinjalizuesen brenda SHGJK-së, Flutra Smakiqi.
Ai shtoi se lidhur e me këto pakënaqësi e ka njoftuar edhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, derisa i ka kërkuar që të ndërhyjë në moslargimin e tij nga zyra, por i njëjti tash e dy ditë nuk ka marrë ndonjë përgjigje. Në këtë letër drejtuar, Rizvanollit, ai kërkon që prokuroria të njoftohet lidhur me këtë situatë dhe të të parandalohet krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Qeriqi potencon se nga 13 zyrtarë të lartë sa janë në SHGJK, 12 prej tyre kanë nënshkruar peticion për largimin nga puna të ushtruesit të detyrës së drejtorit, Luan Morinës.
Ndër të tjera, zyrtari i lartë për Gjeokimi, Epir Qeriqi foli edhe për rregulloren për organizim të brendshëm, për të cilin tha se e ka punuar Ismet Shala. Ai shton se Luan Morina, ka ndërhyrë në këtë rregullore para se të dërgohet te kryeministri, duke i kthyer pozitat profesionale nga një në dy. Sipas Qeriqit, kjo është bërë me qëllim që mos të mund të konkurrojnë më për këto pozita.
"Laboratori i SHGJK-së, ka mbi 2-3 milionë (vlerë) pajisje që janë blerë në kohën e ish drejtorit...kjo është blerë në 2017, qe 6 vite ende s'ka nxjerrë asnjë rezultat. Kjo ramani është blerë në 213 qe 10 vite, nuk ka asnjë rezultat...Edhe gjysmë milionë euro janë blerë pajisje dhe elemente të tjera, shumica janë nëpër pako... 08:37 "Një kupshore me havan e cila në treg e kemi gjet çmimin referent e cila është 72 euro ka ardhur me 832 euro. Një parafilm që mundtë kushtojë 41 euro ka ardhur me 573 euro. Apo një ngjitëse për plastmatës në vlerë 33 euro që mund të kushtojë në treg ka ardhur në vlerë 767 euro, ndërsa palloma për fshirje të reagjentëve kimik kanë ardhur në vlerë 231 euro...Dozimetri që është për të matur rrezatimin, i cili është blerë në vlerë 40 mijë e 700 euro, një ekran... me katër dozimetra të vegjël ka ardhur me 40 mijë euro dhe dozimetri qëndron i varur në mur”, potencon Qeriqi.
Ndërkaq, KosovaPress ka tentuar që të marrë edhe versionin e palës tjetër, por zyret kanë qenë të mbyllura.