ZYRTARE: Real Madridi ndan rrugët me Arbeloan
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
ZYRTARE: Real Madridi ndan rrugët me Arbeloan
Përmes një komunikate zyrtare, Real Madridi ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Alvaro Arbeloa.
Në njoftimin e tyre, klubi shprehu mirënjohje të thellë për figurën e tij:
"Real Madridi i është shumë mirënjohës Álvaro Arbeloas, i cili gjatë gjithë karrierës së tij në klub, që kur erdhi në akandinë tonë, ka treguar gjithmonë lojalitet, përkushtim dhe profesionalizëm. Figura e tij përfaqëson një shembull të vlerave të klubit tonë."
Në përmbyllje të komunikates, klubi spanjoll i uroi sukses në të ardhmen ish-mbrojtësit të tyre:
"Real Madridi, i cili do të jetë gjithmonë shtëpia e tij, i uron Álvaro Arbeloas dhe gjithë familjes së tij fat të mbarë në këtë etapë të re të jetës së tyre."
Pas këtij largimi të papritur, mediat dhe qarqet e afërta me klubin raportojnë se lëvizja e radhës tashmë është gati.
Sipas informacioneve të fundit, nesër pritet të bëhet zyrtarizimi dhe emërimi i Jose Mourinhos në krye të pankinës së Real Madridit.
KosovaPress