Zyrtare, Dzeko kalon te Fenerbahçe
Lexohet për: 1 min.
Dzeko
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjiganti turk Fenerbahce ka konfirmuar nënshkrimin e sulmuesit boshnjak Edin Džeko, i cili kalon në Turqi pas skadimit të kontratës së tij me Interin.

Agjentët e Dzekos kishin folur me gjigantët turq në Stamboll pak para finales së Ligës së Kampionëve, por sulmuesi më pas priste ofertën e për rinovimin e kontratës me “Nerazzurrët”. Por kjo nuk erdhi dhe pavarësisht disa pengesave fillestare, marrëveshja tashmë është nënshkruar nga Fener.

Klubi ka konfirmuar se sulmuesi arrin në klub si transferim i lirë dhe do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore dhe detajeve përfundimtare të kontratës, përcjellë KosovaPress.

Dzeko iu bashkua Interit për një çmim shumë të ulët nga Roma dy vite më parë, duke fituar dy herë Kupën e Italisë dhe duke arritur në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025