Barcelona zyrtarisht ka marrë vendim për ndërprerjen e bashkëpunimit me Xavin. Në një takim në Ciutat Esportiva Joan Gamper, presidenti Joan Laporta ka informuar Xavi Hernández se ai nuk do të vazhdojë si trajner i FC Barcelona në sezonin 2024-25.
“Sot, të premten, presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, ka informuar Xavi Hernández se nuk do të vazhdojë të jetë trajner i ekipit të parë në sezonin 2024-25. Takimi u zhvillua në Ciutat Esportiva Joan Gamper dhe u ndoq gjithashtu nga zëvendëspresidenti sportiv Rafa Yuste, drejtori i sportit Anderson Luís de Souza, Deco, Xavi, Òscar Hernández dhe Sergio Alegre”, thuhet në njoftimin e lëshaur nga Barcelona.
Xavi Hernández do të jetë trajner i skuadrës për herë të fundit në ndeshjen e së dielës si mysafir ndaj Sevillas.
Gjatë ditëve në vijim, FC Barcelona do të bëjë një njoftim në lidhje me strukturën e re të ekipit të parë.