Zyrtare: Anglia publikon listën e lojtarëve për Euro 2024
Lexohet për: 1 min.
6-Zyrtare Anglia
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Garreth Southgate e ka konfirmuar listën zyrtare të lojtarëve për Kampionatin Evropian Euro 2024.

Lista e Kombëtares së Anglisë për Evropianin Euro 2024 përbëhet nga 26 lojtarë, ku vërehet mungesa e mbrojtësit Harry Maguire dhe mesfushorëve Curtis Jones dhe James Maddison, raporton KosovaPress.

Ylli i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold është pjesë e listës si mesfushor, ndërsa në këtë repart është përfshirë edhe tinejxheri i Manchester United, Kobbie Mainoo dhe ai i Crystal Palace, Adam Wharton.

Ndërkaq, pjesë e sulmit janë yjet si Jude Bellingham, Phil Foden, Harry Kane e Bukayo Saka.

Listën e plotë prej 26 lojtarëve të Anglisë për Euro 2024 e gjeni më poshtë.

Portierë: Dean Henderson, Jordan Pickford, Aaron Ramsdale

Mbrojtësit: Lewis Dunk, Joe Gomez, Marc Guehi, Ezri Konsa, Luke Shaw, John Stones, Kieran Trippier, Kyle Walker

Mesfushorët: Trent Alexander-Arnold, Gallagher, Mainoo, Rice, Wharton

Sulmuesit: Jude Bellingham, Jarrod Bowen, Eberechi Eze, Phil Foden, Anthony Gordon, Harry Kane, Cole Palmer, Bukayo Saka, Ivan Toney, Ollie Watkins

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025