Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është i bindur se partia që udhëheqë do të dalë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai thotë se PDK-ja është kategorike kundër një bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje. Krahas kësaj, Krasniqi i quan jorealiste dhe populiste pretendimet e partisë aktuale në pushtet se në zgjedhje do t’i sigurojnë mbi 500 mijë vota.
Krasniqi në një intervistë për KosovaPress thotë se qeveria Kurti ka dështuar në të gjitha aspektet përgjatë katër viteve në pushtet.
Mbi 108 mijë mërgimtarë janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Në anën tjetër, ai paraqet edhe disa prej premtimeve elektorale të PDK-së, derisa thotë se të gjitha janë të realizueshme.Duke folur për ndërprerjet e shumta të energjisë elektrike ditëve të fundit, Krasniqi e ndërlidh siç thotë me “mafinë energjetike” dhe blerjen e energjisë me kompani të ndërlidhura me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...