Zvicër: Policia e vret një iranian që mori peng dhjetëra udhëtarë në tren
Lexohet për: 1 min.
zvicer
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Një burrë me sëpatë dhe thikë teksa mbante 15 pengje në një tren në Zvicrën perëndimore është qëlluar për vdekje nga policia.

Policia zvicerane tha se autori ishte një azilkërkues iranian 32-vjeçar farsi dhe anglisht folës.

Katërmbëdhjetë pasagjerë dhe shoferi u mbajtën nga burri për gati katër orë përpara se policia të sulmonte trenin dhe ta vriste atë.

“Pengjet u liruan të gjithë të pa lënduar”, tha policia në një deklaratë të premten.

Nuk janë dhënë detaje në lidhje me motivet e sulmuesit.

Incidenti filloi të enjten në mbrëmje në një tren midis Baulmes dhe Yverdon-les-Bains në rrethin malor të Vaud rreth orës 18:35.

Autori e detyroi shoferin të ndalonte trenin, të mbyllte dyert e tij dhe të largohej nga vendi i tij për t'u bashkuar me të tjerët në bord në stacionin Essert-sous-Champvent, sipas raporteve të mediave lokale.

Pasagjerët e ngecur në tren lajmëruan policinë dhe zona përreth u mbyll në mënyrë që negociatorët e policisë të kontaktojnë me sulmuesin, i cili kishte lidhur disa nga pengjet, raportoi transmetuesi publik zviceran Radio Television Suisse (RTS). /SkyNews/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024