Zveçan: Ndërpritet veprimtaria në pronë publike pas shfrytëzimit pa kontratë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
Zveçan: Ndërpritet veprimtaria në pronë publike pas shfrytëzimit pa kontratë
Pamje-zveqan12
21/05/2026 - 18:31
Linku u kopjua

Në Zveçan i është ndërprerë aktiviteti i punës një lokali pas shfrytëzimit të pronës publike pa kontratë të vlefshme. Inspektorati Qendror për Pylltari dhe Gjueti, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka ndërhyrë në terren dhe ka ndaluar veprimtarinë deri në vendimin përkatës të organeve kompetente.

Kryeinspektori Besim Zogu tha se bëhet fjalë për një inspektim të realizuar në bazë të obligimeve ligjore dhe pas informacioneve për shfrytëzim pa kontratë në pronë publike.

“Ky është një inspektim i paplanifikuar, i jashtëzakonshëm, me qëllim të verifikimit të uzurpimit të pronave publike, në kuadër të një vendimi të ministrit që kemi për racionalizim të shpenzimeve dhe ekonomizim të hapësirave publike, për arsye se kemi shumë raste kur nga institucionet publike po shfrytëzohen ende objekte private, ndërsa në vazhdën e saj ne jemi duke inspektuar edhe shfrytëzimin e pronave publike që menaxhon Agjencia Pyjore e Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, pa kontrata. Inspektimi i ditës së sotme është realizuar në formë të obligimeve ligjore që kemi, pas Ligjit 08/L-067 për Inspektimet dhe sipas informacioneve të marra se në pronën publike është duke u zhvilluar një veprimtari pa kontratë, për çka u verifikua edhe gjatë inspektimit, sepse pronari i këtyre objekteve nuk ishte në gjendje të prezantojë asnjë dokument që do të verifikonte se prona është duke u shfrytëzuar në mënyrë legale.  Për këtë arsye, kemi vendosur shiritat e ndalimit të çfarëdo lloj veprimtarie derisa do të nxirret vendim konform obligimeve ligjore, që janë për masa urgjente, ndërsa është njoftuar pala se ka të drejtë ankimore ashtu siç kanë të gjitha subjektet e tjera në tërë Republikën e Kosovës. Inspektorati qendror do të vazhdojë edhe më tutje në luftimin e këtyre veprimeve të paligjshme, jo vetëm të uzurpimit të pronave, por ashtu siç e kishim edhe një prononcim të ministrit të Ministrisë së Bujqësisë edhe sa i përket dëmtimit të pyjeve në prona publike, jo vetëm përmes angazhimit të rojtarëve të inspektoratit, por madje edhe të formave më më të sofistikuara për luftimin e veprimeve ilegale siç është përdorimi i dronëve. Prandaj, sa i përket kësaj çështje do të kemi tolerancën zero”, tha Zogu.

Ai sqaroi gjithashtu se në rastet e inspektimeve të jashtëzakonshme nuk ka njoftim paraprak për subjektet.

“Jo, ligji për inspektimet, në rastet e inspektimeve të jashtëzakonshme kur pronat janë duke u shfrytëzuar në mënyrë ilegale, nuk njoftohet paraprakisht. Kurse në rastet e inspektimeve të planifikuara, njoftohen subjektet 3 ditë përpara. Sepse nuk kemi pasur ne as adresë, sepse kjo ka qenë duke u shfrytëzuar në mënyrë ilegale. Kështu thotë baza ligjore, kështu veprohet në tërë territorin e Republikës së Kosovës sepse janë obligime ligjore. Madje edhe në miratimin e inspektimit, autorizimin e inspektimit që duhet t'i jepet një kopje, tregohet edhe arsyeja, që mund t'ia japim edhe mediave, tregohet edhe arsyeja pse nuk është lajmëruar pala. Sepse është baza ligjore e parasheh kështu”, tha ai.

Inspektorati paralajmëron vazhdim të kontrolleve në terren dhe përdorim të mjeteve monitoruese për të parandaluar uzurpimin e pronave publike dhe dëmtimin e hapësirave pyjore, duke mbajtur qëndrim të deklaruar për “tolerancë zero” ndaj këtyre rasteve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026