Zogaj për arratisjen e Faton Hajrizit: Minus i madh për Shërbimin Korrektues
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-drejtori i burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj thotë se Shërbimi Korrektues i Kosovës duhet të jap përgjegjësi për arratisjen e Faton Hajrizit. Ai konsideron se nuk ka qenë i drejtë transferimi i tij në burgun e Smrekonicës. Zogaj për KosovaPress e konsideron “minus të madh” për ShKK-në, meqë thotë se nuk është punuar në mënyrë profesionale.

Sipas tij, është dashur që një grup i ekspertëve të vlerësojnë transferimin e Faton Hajrizit

Zogaj shton se Hajrizi e ka pasur të lehtë arratisjen, meqë burgu i Smrekonicës është i tipit të hapur.

“E dhjeta arratisje, që djalin tim me pas nuk ja kisha falë... ka qenë burg i hapur nuk ka pasur nevojë t’i ndihmojë askush, se aty rrafsh, livadh. Mirëpo, kur ka qenë në Dubravë ai ka gjetur mënyrën, dikush e ka mundësuar e ka ndryshuar nenin e rregullores që pavarësisht sa herë është i dënuar edhe sa herë është larguar mund të shfrytëzojë beneficionet në shtëpi. Ajo nuk qëndron”, shton ai.

Ish-drejtori i burgjeve thotë se përgjegjësia për këtë arratisje është e atyre që e kanë dërguar në Smrekonicë.

Faton Hajrizi është i dënuar më 27 vjet burg, meqë i njëjti vrau një ushtar rus dhe në kohën kur kishte kryer këtë vepër ishte 15-vjeçar.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

https://kosovapress.com/sherbimi-korrektues-jep-detaje-per-te-arratisurin-e-denuar-faton-hajrizi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024