ZKA nis auditimin e sistemit për menaxhimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore
Shëndetësi
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
ZKA nis auditimin e sistemit për menaxhimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore
Auditori
Foto Ilustruese
16/06/2026 - 16:32
Linku u kopjua

Në kuadër të zbatimit të planit vjetor të auditimit 2025/2026, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e sistemit Barnatari të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, përmes së cilit menaxhohen proceset kryesore të regjistrimit, licencimit dhe qarkullimit të barnave dhe pajisjeve medicinale në Kosovë.

Sipas njoftimit, auditimi do të vlerësojë nëse sistemi Barnatari ofron siguri dhe kontrolle adekuate të të dhënave, disponueshmëri  dhe vazhdimësi efektive të funksionimit për të mbështetur aktivitetet operacionale të institucionit.

Platforma digjitale Barnatari përdoret që nga viti 2015 nga barnatoret, depot farmaceutike dhe subjektet tjera të sektorit farmaceutik. Janë mbi 1700 barnatore të regjistruara dhe Barnatari ka rol kyç në kontrollin e cilësisë, sigurisë dhe gjurmueshmërisë së produkteve medicinale që furnizojnë tregun e Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026