Zjarri në një ndërtesë në Prishtinë, në mesin e të lënduarve edhe një fëmijë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zjarri në një ndërtesë në Prishtinë, në mesin e të lënduarve edhe një fëmijë
Tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer mëngjesin e së shtunës në një ndërtesë banimi në Prishtinë.
KosovaPress mëson se në mesin e të lënduarve është edhe një fëmijë. Ndërkohë, të gjithë banorët tjerë janë larguar nga ndërtesa.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes. Këta të fundit po mundohen ta lokalizojnë zjarrin.
Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 në rrugën "Isa Kastrati".
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet e zjarrfikësve dhe ekipet mjekësore.
Si pasojë e zjarrit, tre persona kanë pranuar trajtim mjekësor.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.