Zhduket një e mitur në Stanovc, policia nis hetimet
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zhduket një e mitur në Stanovc, policia nis hetimet
Foto Ilustruese
Një vajzë e mitur raportohet e zhdukur në fshatin Stanovc i Epërm të Vushtrrisë, njofton policia.
Sipas njoftimit, ankuesja, një grua kosovare, ka bërë të ditur se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia rreth 3 javë më parë dhe që nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e saj, transmeton KosovaPress.
Autoritetet policore kanë konfirmuar se rasti është duke u hetuar dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për gjetjen e saj.
“Fsh. Stanovc i Epërm, Vushtrri 20.03.2026, 20:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur me datën e lartcekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raportin e policisë.
Policia u bën thirrje qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e të miturës, ta raportojnë menjëherë në organet kompetente.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.