Mbi dy milionë hyrje-dalje Kosovë-Shqipëri në qershor
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mbi dy milionë hyrje-dalje Kosovë-Shqipëri në qershor
Morin
11/07/2026 - 15:23
Linku u kopjua

Gjatë muajve maj dhe qershor është shënuar rekord i hyrje-daljeve në pikat kufitare të qarkut Kukës me Kosovën, ndërsa mijëra qytetarë dhe drejtues mjetesh nga Kosova kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar, Parkut Kombëtar të Valbonës dhe destinacioneve të tjera turistike për të kaluar fundjavën dhe pushimet verore.

Sipas drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës, Arben Alika, gjatë muajve maj dhe qershor janë përpunuar në hyrje dhe dalje mbi 2 milionë shtetas, me një mesatare ditore prej më shumë se 42 mijë personash.

Pjesa dërrmuese e tyre janë shtetas të Kosovës. Për të përballuar fluksin në rritje, Policia Kufitare ka shtuar kapacitetet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të qarkut, duke rritur numrin e sporteleve dhe të efektivëve në shërbim. Vëmendja kryesore është përqendruar në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, e cila përballon volumin më të madh të lëvizjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, raporton reporttv.

Vetëm gjatë katër orëve të para të kësaj të shtune, përmes Pikës së Kalimit Kufitar Morinë kanë hyrë në Shqipëri 12 mijë e 431 shtetas nga Kosova, me 2 mijë e 879 automjete të vogla dhe autobusë, duke konfirmuar edhe një herë Morinën si portën kryesore të hyrjes së turistëve nga Kosova.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026