Rikthimi i punës së Kuvendit të Kosovës pas një pezullimi gati trejavor nga Gjykata Kushtetuese pritet të zhbllokojë një sërë çështjesh të rëndësishme legjislative dhe institucionale. Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën e javës së ardhshme për të caktuar seancën plenare të radhës, ku në rend dite do të jenë, ndër të tjera, edhe disa marrëveshje ndërkombëtare në vlerë mbi 100 milionë euro.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i datës 25 mars, ka rikthyer funksionalitetin e legjislativit, duke i dhënë afat 34-ditor për zgjedhjen e presidentit dhe duke shpallur të pavlefshëm dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Ai thekson për KosovaPress, se një pjesë e konsiderueshme e tyre janë marrëveshje ndërkombëtare që kërkojnë miratim urgjent, ndërsa komisionet parlamentare tashmë kanë nisur hartimin e planeve të punës me një ritëm më të shpejtë krahasuar me legjislaturat e kaluara.
Jakaj po ashtu nënvizon nevojën për vazhdimin e proceseve të rëndësishme institucionale, si përzgjedhja e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në Këshillin Gjyqësor dhe në Këshillin Prokurorial të Kosovës, të cilat mbeten të papërfunduara.Baraliu thekson gjithashtu rëndësinë e kompletimit të bordeve në institucionet e pavarura, shumë prej të cilave aktualisht funksionojnë me ushtrues detyre. Sipas tij, kjo situatë kufizon efektivitetin e këtyre institucioneve dhe kërkon zgjidhje të shpejtë.
Si Jakaj po ashtu edhe Baraliu bien dakord se rikthimi i Kuvendit duhet të shfrytëzohet për të intensifikuar punën dhe për të tejkaluar bllokadën politike që ka karakterizuar periudhën e fundit. Ata bëjnë thirrje për bashkëpunim ndërmjet pozitës dhe opozitës, në mënyrë që të avancohen proceset kyçe dhe të shmangen pengesat politike që kanë ndikuar në funksionimin e institucioneve të vendit.