Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore, para zgjedhjeve të nesërme, të shtata presidenciale. Heshtja përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet. Këtë vit, pasi mbahen zgjedhje të dyfishta, gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale, nuk ka ndërprerje të fushatës për zgjedhjet parlamentare të caktuara për më 8 maj.
Zakonisht sot, një ditë para zgjedhjeve, votimi për zgjedhjet presidenciale mbahet për të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në Shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të tjerë të cilët jetojnë jashtë vendit të drejtën e vet të votës mund ta realizojnë në vendvotimet në vend. Rezultatet nga votimi i sotëm do të dihet nesër, së bashku me rezultatet nga votimi në vend. Të drejtë vote në zgjedhjet e shtata presidenciale kanë 1.814.317 votues. Vendvotimet hapen në orën 7:00, ndërsa votimi zgjatë deri në orën 19:00. Votohet në 3480 vendvotime në tërë Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë, janë gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj janë të akredituar për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale. Siç njoftohet në ueb faqen e KSHZ-së, deri më 19 prill janë akredituar 342 vëzhgues dhe përkthyes vendas dhe 568 të huaj, nga të cilët më të shumtët janë nga OSBE/ODIHR – 375. Vëzhguesit vendorë më të shumtë do të jenë vëzhguesit e Shoqata për zhvillimin e inovacioneve social-sociale “VAKE UP” – Shkup – 182.
Zgjedhjet për kreun e shtetit do të ndiqen nga 32 gazetarë të huaj, duke përfshirë agjencitë Reuters dhe France Press, Euronews Albania, European Press Photo Agency – EPA, Al Jazeera Balkans, Zëri i Amerikës – editorial maqedonas, Top Kanal Albania – seksioni i Kosovës dhe të tjerët.
Zgjedhjet e shtatë presidenciale në vend do të mbahen më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.