Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në Serbi pritet ta zvarrisë dialogun, thonë njohësit e rrethanave politike. Sipas tyre, përkundër investimit të fundit të liderëve euro-amerikanë në dialog, ku u theksua edhe nevoja e zbatimit të obligimeve në këtë proces, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të synojë që përmes zgjedhjeve të reja të shmangë edhe për një kohë presionin ndërkombëtar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Analisti politik, Artan Muhaxhiri thotë për KosovaPress, se caktimi i 17 dhjetorit, si datë për zgjedhje të parakohshme në Serbi, është një element i ri që do të ngadalësojë progresin në dialog, megjithëse diplomatët perëndimorë shtuan përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë.
Skeptik për progres në dialog gjatë muajve në vijim të vitit 2023, është edhe Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).
Diplomatët euro-amerikanët më 21 tetor paraqitën një plan të ri për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, ku mes tjerash prezantuan një draft për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes, që flet për vetëmenaxhimin e serbëve në Kosovë, rrjedhimisht themelimin e Asociacionit, të cilin kryeministri Kurti tha se është i gatshëm të nënshkruajë, krahas marrëveshjes bazë dhe aneksit, por që Vuçiq refuzoi.
Sipas tij, mekanizmi për vetëmenaxhim do të ketë karakter vetëm koordinues dhe bashkëpunues pa i ndërhyrë në kompetencat e pushtetit lokal dhe qendror.