Zgjedhjet në Francë: Aleanca e Majtë dhe Macron pothuajse të barabarta
Lexohet për: 2 min.
Untitled
2 vite më parë
Linku u kopjua

Aleanca centriste “Së bashku” e presidentit francez Emmanuel Macron dhe koalicioni i sapoformuar i majtë janë pothuajse të barabartë në numrin e votave të fituara në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare, megjithëse e majta ka një avantazh të lehtë.

Sipas exit poll-it Ifop-Fidusial, koalicioni i sapoformuar i krahut të majtë Nupes fitoi 25.7 për qind të votave, ndërsa partia e Macron dhe aleatët e saj kanë 25 për qind.

Asambleja Kombëtare e ekstremit të djathtë e Marin Le Pen fitoi 19.3 për qind të votave, sipas sondazhit.

Sipas vlerësimeve të para të Ipsos, parashikohet që aleanca e Macron të ketë nga 255 deri në 295 deputetë në parlamentin me 577 vende.

Gazeta belge "Libre" raportoi, duke iu referuar dy sondazheve të para të kryera nga disa institute për sondazhet e opinionit publik në Francë, se Aleanca Centrist “Së Bashku” e Macron dhe e krahut të majtë, Unioni Ekologjik dhe Social i Popullit të Ri (Nupes) Jean-Luc Melanchon fitoi afërsisht të njëjtin numër votash - rreth 25 për qind.

Pason aleanca e së djathtës ekstreme Asambleja Kombëtare Marin Le Pen me 18.9 për qind, republikanët dhe aleatët e tyre me 13.7.

Më shumë se 6.000 kandidatë kandiduan për 577 ulëse në parlamentin francez në raundin e parë të zgjedhjeve.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve më 19 qershor, do të vendosen ata që marrin më shumë vota.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024