Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se nuk është mirë që janë ftohur marrëdhëniet me SHBA-të dhe BE-në, pasi sipas tij, pa ndihmën e aleatëve është e vështirë që Kosova të aderojë në NATO.
Në një ceremoni të organizuar nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, në prag të Ditës së Veteranit, kryetari i BDI-së tha se bashkë me aleatët është çliruar Kosova, andaj sipas tij nevojitet një unitet shumë më i madh.
Kryetari i OVL UÇK, Faton Klinaku, tha se Dita e Veteranit është e përcaktuar me ligj, andaj kjo ditë duhet të bëhet edhe institucionale.
Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.Në këtë ditë kujtohet deri në përjetësi Prekazi, Gllogjani e të gjitha vatrat e luftës, që i rezistuan makinerisë ushtarake serbe duke mos u përkulur deri në fitore.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim