Zgjedhjet e 9 shkurtit, NISMA prezanton kandidatët për deputetë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Zgjedhjet e 9 shkurtit, NISMA prezanton kandidatët për deputetë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

NISMA Socialdemokrate ka prezantuar 20 kandidatë për deputetë dhe programin në konventën e saj politike që u mbajt sot.

Kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj ka thënë se është koha që Kosova të zgjohet nga kjo përgjumje tash e katër vjet, duke iu referuar punës së qeverisjes së drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin kryeministër.

Limaj ka thënë se njerëzit e zgjedhur për garën e 9 shkurtit janë të dëshmuar me punën e tyre për ta drejtuar vendin në mënyrën më të mirë të mundshme.

NISMA Socialdemokrate në garën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është në koalicion me AAK-në, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30, ndërsa  kandidat për kryeministër është Ramush Haradinaj.

Ky i fundit u shpreh optimist se do të marrin votën e qytetarëve dhe me programin e tyre të përbashkët që e kanë përgatitur me kujdes, do të arrijnë të zgjidhin problemet me të cilat përballet vendi.

Kreu i Listës Konservatore, Abdullah Klinaku ka kritikuar punën e qeverisë aktuale për, siç u shpreh ai, “agjendë të rreptë kundër familjes”.

Kandidatë për deputetë të NISMA-s për zgjedhjet e 9 shkurtit janë Agim Çaka, Agnesa Hajredini, Arbesha Krasniqi, Besnik Berisha, Burim Ukësmajli, Endrit Shala, Fatmir Matoshi, Gani Barajktari, Isni Kilaj, Jehona Rrafshi, Lelja Gashi, Murtez Zekolli, Sherif Krasniqi, Veli Bytyqi, Venera Bogujevci, Vesel Krasniqi, Kemal Hasani, Xhevahire Izmaku, Zafir Berisha dhe Lavdie Deliu.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025