Zgjedhja e presidentit, Haradinaj paralajmëron protesta
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Zgjedhja e presidentit, Haradinaj paralajmëron protesta
Ramush Haradinaj
28/04/2026 - 12:00
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar protesta dhe përshkallëzim të situatës, siç ka thënë në mbrojtje të Kushtetutës.

Ai pas shtyrjes së seancës për presidentin në orën 14:00, tha se nisja e procedurës për zgjedhjen e presidentit pa qenë të pranishëm dy të tretat e deputetëve është shkelje kushtetuese, madje sipas tij “ngjashëm me suprimimin e Kushtetutës”.

“Kryetarja e Kuvendit dje ka bërë shkelje kushtetuese, kjo është ngjashëm me suprimimin e Kushtetutës, ajo çka ka ndodhur dikur në të kaluarën. Kjo është një ngjarje e rrezikshme dhe drejtim i rrezikshëm. I bëj thirrje të ndalen dhe mos të vazhdojnë në këtë drejtim. Ruajtja e pushtetit, mbajtja e pushtetit, ardhja në pushtet është e mundshme duke respektuar kushtetutën, demokracinë e vendit dhe nëse shkohet në këtë rrugë të rrezikshme po na pamundësojnë funksionimin e kushtetutës. Nuk po lënë rrugë tjetër përveç t’i drejtohemi qytetarëve që të mobilizohemi të gjithë dhe të mbrojmë kushtetutën e Kosovës. Këtë e kemi obligim dhe detyrë. Unë besoj se sovrani e bën këtë dhe e ka bërë në çdo etapë të jetës së këtij vendi. Kuptohet me veprime që sovrani vet i identifikon, që mund të jenë edhe protesta, përshkallëzime që i konsideron të nevojshme”, tha ai në hollin e Kuvendit para mediave të martën.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026