Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun
Kurti Abdixhiku
23/02/2026 - 07:26
Linku u kopjua

Kanë mbetur edhe disa ditë për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës, sipas afateve kushtetuese. Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka nisur takimet me drejtues të partive në opozitë për koordinim parlamentar sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri.

Kreu LVV-së, Albin Kurti, ka bërë të ditur se të hënë (sot) do të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të vazhduar koordinimin parlamentar lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kosovës.

Të dielën, Kurti është takuar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Kryeministri ka thënë se gjatë takimit e ka falënderuar liderin e opozitës për bashkëpunimin e deritanishëm në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Temë e bisedës ishte zgjedhja e presidentit për çfarë kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë kohë në bazë të afateve kushtetuese, bëri të ditur Zyra e Kryeministrit.

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza pas takimimit me kryeministrin, Albin Kurti, për zgjedhjen e presidentit, tha se kjo nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithëve si përfaqësues të zgjedhur të popullit.

https://kosovapress.com/takimi-kurti-hamza-teme-zgjedhja-e-presidentit


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026