Zgjedhja e presidentit, a është në komunikim Kurti me Abdixhikun?
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Zgjedhja e presidentit, a është në komunikim Kurti me Abdixhikun?
Albin Kurti 130326
Foto Arkiv
16/04/2026 - 11:48
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se, me kryetarin e LDK- së, Lumir Abdixhiku janë në komunikim dhe kur të kenë rezultate ato do t’i bëjnë publike, raporton KosovaPress.

Këto komente Kurti i bëri shkurt për media pas pjesëmarrjes në Tryezën e Dialogut Ndërfetar “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore?” E cila po mbahet në Prishtinë.

“Më shumë se gjysmë ore jam vonë jemi në komunikim kur të kemi rezultate do tua komunikojmë” , tha ai.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, edhe 12 ditë kanë mbetur afat për zgjedhjen e presidentit të ri nga Kuvendi i Kosovës.

Në Prishtinë po mbahet  Tryeza e Dialogut Ndërfetar “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore?”.

I pranishëm është edhe  kryeministri Albin Kurti i cili tha se ne Kosovë bashkëjetesa fetarr është traditë historike. Sipas tij kjo bashkëjetes mbetet ndër vlerat thrmelore shoqërore që ka kontribuar në ruajtjen e kohezonit dhe stabilitetiz.

Shefi i ekzekutivit kosovar shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore dhe fetare në të gjithë vendin tonë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026