Zemaj: Nga keqmenaxhimi i KEK-ut i është bërë dëm milionësh Kosovës
Lexohet për: 2 min.
96121650017059
1 vit më parë
Linku u kopjua

Avokati i Nagip Krasniqit, Taulant Ferizi ka thënë se nuk është shkatuar asnjë dëm në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), duke marrë parasysh se nuk janë ekzekutuar kontratat për të cilat është në paraburgim, ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh ish-ministri i Shëndetësisë, për këtë ka thënë se i takon avokatit Ferizi ta mbrojë klientin e vet, Nagip Krasniqin.

“Por në aspektin e menaxhimit ne kemi ngrit këto shqetësime qysh në vitin e kaluar, kur nuk ka funksionuar blloku A5… Edhe atëherë, edhe në Komisionin Hetimor që është bërë kemi pasë fakte që kjo është ndërprerë me këshillat e disa këshilltarëve politikë, të cilët nuk kanë pasë kompentencë menaxheriale dhe menaxhmenti i Korportës Energjetike të Kosovës duke i marrë këto këshilla dhe duke i ndërprerë këto tenderë atëherë dëmi është bërë milionësh i Kosovës. Duke blerë energji, ku brenda ditës ndoshta është dashtë 150 mijë euro dhe brenda muajit më shumë se 4 milion e gjysmë… Ne kemi thënë që Kosova, buxheti i Kosovës, për shkak të këtij keq-menaxhimi ka paguar miliona e miliona euro”, ka thënë Zemaj./RTV Dukagjini

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025