Gjatë një bisede telefonike, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i konfirmoi presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky se Shqipëria do të merr pjesë në Samitin e Paqes më 15-16 qershor në Zvicër.
Në samit priten të marrin pjesë krerë shtetesh dhe qeverish nga të gjitha kontinentet, raporton Ukrinform, duke iu referuar shërbimit për shtyp pranë Zyrës së Presidentit të Ukrainës në Telegram.
Kreu i shtetit ukrainas i tregoi kryeministrit shqiptar situatën në fushën e betejës, veçanërisht mbrojtjen e rajonit Kharkiv. Palët diskutuan edhe mbi bashkëpunimin e mëtejshëm të mbrojtjes.
Vendet pjesëmarrëse në samit do të zhvillojnë një qëndrim të përbashkët negociues dhe do ta paraqesin atë në Rusi. Formula ukrainase për paqen është një mekanizëm diplomatik i ofruar nga Ukraina për të arritur një fund të drejtë të luftës së nisur nga Rusia, sipas Ukrinform.