Reagimi i autoriteteve serbe dhe retorika e tyre politike në lidhje me incidentet në Kosovë është aq banale sa që pothuajse çdo fjalë mund të parashikohet paraprakisht, thotë Aleksandar Sekuloviq, bashkëpunëtor i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe nënkryetar i Aleancës së antifashistëve të Serbisë.
Ai shton se këto incidente janë përpjekje për të destabilizuar Kosovën.
Sekuloviq thekson se nëse merret parasysh pamja e përgjithshme e klero-nacionalizmit serb në rajon, jo vetëm në Kosovë, “si dhe pritshmëria e autoriteteve serbe që administrata Trump do ta mbështesë këtë politikë ‘muskujsh’, atëherë mendoj se periudha në vazhdim do të sjellë një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve dhe konflikteve”.
Intervista e plotë:Sekuloviq: Reagimi i autoriteteve serbe dhe retorika e tyre politike lidhur me incidentet në Kosovë është aq banale saqë pothuajse çdo fjalë mund të parashikohet paraprakisht.
Sipas tyre, pala serbe nuk ka lidhje me ato ngjarje dhe fajtor për gjithçka është kryeministri Kurti.
Sekuloviq: Ato incidente janë përpjekje për të destabilizuar Kosovën. Në një bisedë me organizatën e tij rinore në Qendrën Sava, Vuçiq tha “nuk do ta japim KM-në”, gjë që dukej si betim.
The Geopost: A mendoni se autoritetet në Serbi i mbështesin drejtpërdrejt apo tërthorazi këto veprime dhe si e shihni rolin e strukturave politike dhe ushtarake serbe në Kosovë në krijimin e një atmosfere të favorshme për këto incidente? Mendoni se mund të ketë përshkallëzim të mëtejshëm në të ardhmen?
Sekuloviq: Edhe kur autoritetet serbe dhe degët e tyre në Kosovë nuk janë të angazhuara drejtpërdrejt në këto veprime, ato me përshkrimin e tyre skizofrenik dhe gënjeshtar të situatës në Kosovë, krijojnë një atmosferë më të gjallë në Serbi nga e cila në mënyrë legjitime lindin incidente, trazira dhe konflikte.
Prandaj, nëse merret parasysh pamja e përgjithshme e klero-nacionalizmit serb, si dhe pritshmëria e autoriteteve serbe që administrata Trump do të mbështesë këtë politikë “muskulare”, atëherë mendoj se periudha në vijim do të sjellë përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve dhe konflikteve.
The Geopost: Në Serbi po zhvillohen protesta masive të studentëve. Si i vlerësoni dhe a shihni ndonjë lider opozitar serb që do ta çlironte Serbinë nga regjimi autoritar i Vuçiqit?
Nga ky këndvështrim, protestat do të duhej t’i drejtoheshin vetë karakterit të qeverisë, arrogancës dhe arbitraritetit të saj, bindjes së saj të hekurt se mund të bëjë gjithçka që i shkon në mendje.
Një linjë tjetër veprimi duhet të jetë kritika ndaj politikës së Serbisë ndaj fqinjëve të saj, kritika ndaj mentalitetit të “gjendjes së rrethimit” dhe krijimi artificial i frikës ndaj njerëzve me të cilët jetojmë.Besoj se një qasje e tillë do të prodhonte personalitete që mund të kryejnë me sukses poste drejtuese në shtet.