Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një dekret që tërheqë vendin nga Konventa e Otavës, e cila ndalon prodhimin dhe përdorimin e minave kundër personelit.
Ukraina e ratifikoi konventën në vitin dymijepesë, raporton KosovaPress.
Përfaqësuesi i lartë ukrainas, Roman Kostenko, deklaroi se miratimi parlamentar është ende i nevojshëm për t'u tërhequr nga marrëveshja.
"Ky është një hap që realiteti i luftës e ka kërkuar prej kohësh. Rusia nuk është palë në këtë Konventë dhe po përdor masivisht mina kundër ushtarëve dhe civilëve tanë", tha Kostenko, sekretar i komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare, mbrojtjen dhe inteligjencën, në faqen e tij në Facebook.
Rusia ka rritur operacionet ofensive në Ukrainë në muajt e fundit, duke përdorur epërsi të konsiderueshme numerike. Kostenko nuk tha se kur do të diskutohet kjo çështje në parlament.