Zelensky e Plenkoviq nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim afatgjatë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Samitin e tretë Ukrainë-Evropë Juglindore që po mbahet në Dubrovnik, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviq kanë nënshkruar një marrëveshje afatgjatë për bashkëpunim

Zelensky në platformën X ka falënderuar Kroacinë për çdo akt mbështetjeje për vendin dhe popullin ukrainas tonë, si dhe për qëndrimin me Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus.

“Ne nënshkruam gjithashtu një marrëveshje për bashkëpunimin dhe mbështetjen afatgjatë midis vendeve tona. Së bashku, ne do të zhvillojmë bashkëpunimin midis industrive tona të mbrojtjes. Kroacia do të vazhdojë të sigurojë pajisje dhe të ndajë ekspertizën në çminim”, ka shkruar Zelensky.

Ndihma dhe bashkëpunimi në mbrojtje, çminimi humanitar, rehabilitimi i fëmijëve tanë dhe luftëtarëve të plagosur, rimëkëmbja e Ukrainës dhe integrimi ynë evropian ishin temat kryesore të diskutimeve tona, ishin temat e bisedës Zelensky-Plenkoviq.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024