Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka kujtuar presidentin historik Ibrahim Rugova si arkitekt të pavarësisë. Në 19-vjetorin e vdekjes së tij, Osmani tha se rugovizmi është një frymë që sjell bashkim, derisa nënvizoi Rugova e ka vendosur Kosovën në tryezën e diplomacisë ndërkombëtare.
Osmani, në ceremoninë përkujtimore në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës, ku ishin të pranishëm ambasadorë të akredituar në Kosovë, tha se ai ka qenë një politikan vizionar që Kosovën e ka parë si një amanet historik të një populli që ka luftuar për liri.
Fjalën e mori edhe ish-presidenti, Fatmir Sejdiu i cili tha se Rugova do të mbahet mend si zëri i Kosovës në botë.
Ndërkaq, shtoi se ai ka qenë edhe simbol i unitetit dhe pajtimit në politikën kosovare.Pas përfundimit të ceremonisë përkujtimore, u hap edhe ekspozita e fotografive të presidentit Rugova, nga fotografi Hazir Reka. Ndërkaq, u ekspozua edhe vetura e restauruar e presidentit Rugova.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim