Zbulohet planeti i ngjashëm me Tokën, pagëzohet sipas biskotës së famshme
Lexohet për: 2 min.
dqqdq
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Shkencëtarët nga Universiteti i Liezhit u dalluan së fundmi me zbulimin e një planeti me madhësinë e Tokës dhe e quajtën Speculoos-3 b, sipas biskotës së famshme që shërbehet me kafe ose çaj, raporton portali Focus on Belgium.

Speculoos-3 b ndodhet më shumë se 50 vite dritë larg nga Toka dhe i përket të ashtuquajturve ekzoplanete.

Është planeti i dytë i zbuluar jashtë sistemit diellor në Rrugën e Qumështit dhe është rreth 55 vite dritë nga Toka. Shkencëtarët besojnë se është edhe relativisht afër, duke pasur parasysh se Rruga e Qumështit shtrihet rreth 100 mijë vite dritë.

Speculoos-3 b është i ngjashëm në madhësi me Tokën dhe rrotullohet rreth një ylli shumë të ftohtë dhe të vogël për vetëm 17 orë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se një pjesë e planetit është gjithmonë përballë yllit, kështu që një pjesë e Speculoos-3 b është e mbështjellë përgjithmonë në dritë, dhe pjesa tjetër në errësirën e përjetshme.

Ndryshe nga Toka, Speculoos-3 b nuk ka gjasa të ketë një atmosferë pasi është shumë afër yllit të saj.

Për shkak të kësaj, planeti bombardohet me rrezatim me energji të lartë, duke marrë 16 herë më shumë energji sesa Toka merr nga Dielli. Në rrethana të tilla, jeta është praktikisht e pamundur, por hulumtimet e mëtejshme duhet ta konfirmojnë këtë, sipas mediumi belg.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024